Paris, 22 qershor, NOA - Gjakmarrja, kjo plagë e trashëguar nga kohërat në Shqipëri, ka gjetur pasqyrim si një dukuri e dhimbshme në prestigjiozen franceze “Le Monde”, e cila i ka kushtuar asaj një reportazh të posaçëm.
I shkruar nga Piotr Smolar, i dërguar special në Shkodër, për të hulumtuar rreth kësaj dukurie, reportazhi citon detaje trishtuese të fakteve rreth gjakmarrjes që për fat të keq ekzistojnë ende në veri të vendit tonë.
“I ndaluar gjatë epokës komuniste, Kanuni është rishfaqur sërish në Shqipëri. Ky është një kod i lashtë, i cili justifikon praktikën e hakmarrjes sipas motos “sy për sy” dhe “dhëmb për dhëmb”. Dhemb ende në zemrën e disa familjeve të cilat jetojnë në dhimbje dhe ankth prej saj”, nis reportazhi i posaçëm i “Le Monde”.
Duke vijuar më pas me faktin se askush nuk do ta dijë kurrë se si kjo dukuri filloi.
“Dhe në të vërtetë, pasi gjaku është derdhur, nuk merret më parasysh asgjë, as lidhjet e gjakut. Ismeti do bëhet 16 vjeç. Ky është një problem. Pasi të rritet, për të do të thotë që do të marrë mbi shpatullat e tij trashëgiminë familjare. Ai duhet të përgjigjet. Fëmija duket i lirshëm, por pak i trembur kur i afrohet shkollës së tij, në një fshat pak kilometra nga Shkodra, qendra urbane e Shqipërisë veriperëndimore. Por, ai ende preferon të shkojë larg në rrugën e gjelbër për t’u shpëtuar syve të shokëve të tij”, vijon reportazhi.
Duke cituar se çfarë ka thënë në të vërtetë djaloshi shqiptar 16-vjeçar nga Veriu, i cili vuan pasojat e gjakmarrjes që ka trashëguar nga familja e tij.
“Unë nuk e di çfarë të them. Më duan mua për diçka që unë nuk e ka bërë”, pohon ai.
Ndërsa i dërguari i “Le Monde”, pohon se faji i vetëm i Ismetit duket të jetë fakti se ai është bir i babait të tij.
Në korrik 2001, ai u gjend në konflikt me dy vëllezër nga një fshat fqinj. Një përrallë e errët e pronës private në të cilën babai i Ismetit shkeli.
”Dy familjet nuk kanë pasur histori mes tyre më parë. Por fyerjet dhe kërcënimet, u dhanë rrugën armëëve. Pas vrasjes së dy vëllezërve, babai i Ismetit u fsheh në male për dy vjet. Dhe gjatë gjykimit të tij në mungesë, ai u dënua me burgim të përjetshëm, para se të arrestohej. Drejtësia e shtetit ka folur, jo ajo private. Për dhjetë vjet, familja e vëllezërve të vrarë kërkoi hakmarrje. Ismet është gati për të lënë fshatin e tij, ndërsa nëna e tij shpresonte për të gjetur strehë jashtë vendit. Unë jam e gatshëm për ta zhvendosur. Kudo në Evropë", citon “Le Monde”.
Duke përfunduar me faktin se “Shqipëria, e cila ëndërron këtë vit për të marrë statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, ka shënuar një shkëputje radikale me të kaluarën e saj komuniste. Por një nga rrënjët më origjinale, të thella, mbetet ende e gjallë: ligji i hakmarrjes. Sy për sy, e dhëmb për dhëmb.
“Një fyerje apo një kërcënim për moralin e brendshëm, mund të justifikojë gjakderdhjen. E tillë është jeta në vendin e Kanunit, kodit që rregullon jetën tradicionale shqiptare rurale për pesë shekuj, sidomos në veriun malor. I ishte shkruar nga një princ, Lekë Dukagjini”, përfundon reportazhi i gazetës së njohur franceze.
n.e/NOA