Londër, 22 Qershor NOA - Një adoleshent i dyshuar se i përket grupit të Lulz Security, të cilët kanë kryer sulme ndaj CIA, Sony dhe senatit amerikan, është arrestuar në Britaninë e Madhe.
Hakeri në fjalë është vetëm 19 vjeç.
Arrestimi është kryer nga “e-crime” në Scotland Yard në kuadër të hetimeve ndërkombëtare të kryera në bashkëpunim me FBI.
I riu dyshohet të ketë kryer një seri sulmesh në site të ndërmarrjeve të ndryshme, duke qenë gjithmonë pjesë e të njëjtit grup.
Djali është çuar në komisariatin e policisë në Londër, ndërkohë që janë në zbatim kontrolle në apartamentin e Wikford, në ESSEX.
r.b/NOA