English

Mbërrin ambasadori i ri i Sllovenisë në Tiranë

Tiranë, 22 qershor 2011 NOA- Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto priti në një takim kortezie Ambasadorin e ri të Republikës së Sllovenisë, z. Bojan Bertoncelj.

Sipas njoftimit zyrtar të zyrës së shtypit, bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e dialogut politik mes dy vendeve, si dhe konfirmuan vullnetin për forcimin e dimensionit ekonomik, në marrëdhëniet dypalëshe duke u fokusuar në fusha konkrete bashkëpunimi, me interes reciprok, si turizmi, infrastruktura, transporti, etj. Në këtë kuadër, ata mbështetën organizimin e forumeve të biznesit, me synim promovimin e potencialeve ekonomike që ofron Shqipëria për investitorët sllovenë.

Ministri Haxhinasto vlerësoi mbështetjen sllovene në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Duke u ndalur në rajon, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Haxhinasto vlerësoi njohjen dhe mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën dhe nënvizoi domosdoshmërinë që Kosova të jetë pjesë e proceseve integruese rajonale, duke u bërë pjesë e vizionit dhe perspektivës evropiane të rajonit.

a.q/NOA

KOMENTE