English

Mbledhja urgjente, KLD i heq imunitetin gjykatësit të Tropojës

Tiranë, 22 qershor NOA- Këshilli i Lartë i Drejtësisë i heq imunitetin gjyqtarit të gjykatës së Tropjës, Sajmir Ujkashi.

një mbledhje urgjente, KLD vendosi heqjen e imunitetit pas kërkesës së Prokurorisë, e cila ka kërkuar autorizim për imunitetin, për shkak të nevojës për kryerjen e hetimeve ndaj tij, në lidhje me abuzimet të dyshuara në detyrë. Nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu, i cili drejtoi mbledhjen e sotme, theksoi se gjyqtari dyshohet për vepër penale. Sipas Spahiut, kjo praktikë do të vijojë për çdo gjyqtar që abuzon, duke shtuar se do të ketë dhe proçedime të tjera së shpejti.

Për këtë arsye, KLD ka vendosur të shtyjë procesin e emërimeve dhe transferimeve të gjyqtarëve. a.q/ NOA

KOMENTE