E mërkurë, 22 qershor 2011, NOA- Votëbesimi i kryeministrit grek Jorgos Papandreu është përshëndetur gjatë ditës së sotme nga kancelaria gjermane Angela Merkel nga parlamenti.
Siç raporton Deutche Welle ajo e ka cilësuar si një hap të parë pozitiv duke thënë se, “Pala greke fitoi dje për fat të mirë me votëbesimin që i dha kryeministrit grek. Unë kam folur sot herët me telefon me Papandreun. Ky është një hap i rëndësishëm, por në javën e ardhshme pason hapi i pranimit të masave të tjera që Greqia duhet të marrë përsipër".
Ajo shtoi se Gjermania në paketën e re të ndihmave financiare të vendeve të euro-zonës për Greqinë duhet të përfshihen mbi baza vullnetare edhe investitorë privatë.
Sakaq ajo shtoi Greqia duhet të shtojë masat e marra.
a.y/NOA