English

Pacolli në Afrikë, kërkon njohje të reja për Kosovën

E mërkurë, 22 qershor 2011, NOA- Zëvendëskryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli po vijon rrugën e tij për lobimin ndaj Pavarësisë së Kosovës në Afrikë.

Ditën e sotme ai është ndalur në Ganë ku është takuar me ministrin e Jashtëm të këtij vendi për ti kërkuar atij njohje të reja për Kosovën.

Ai ka kërkuar më tej nga kreu i diplomacisë së Ganës që të lobojë me Ugandën për njohjen e pavarësisë.

Kjo kërkesë e Pacollit është bërë pasi nga 28-30 qershor do të mbahet Samiti i Unionit Afrikan, në kryeqytetin e Guineas.

Pritet që Pacolli të vijojë lotimin edhe me vende të tjera të Afrikës, ku kërkesa kryesore është Pavarësia e Kosovës.

a.y/NOA

KOMENTE