Prishtinë, 22 qershor 2011, NOA- Kryeministri kosovar Hashim Thaçi është shprehur se ndërtimi i autostradës në drejtim të Maqedonisë është një lajm shumë i gëzuar për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Më tej ai ka shtuar se është duke u punuar me një dinamikë të shpejtuar edhe në autostradën Vermicë- Merdar dhe 38 kilometrat e parë do të kryhen në tetor të këtij viti, autostradë kjo e nisur më herët.
Sakaq Thaçi tha se nga ana e qeverisë do të vijojë puna për ndërtimin dhe lehtësimin e mundësisë lëvizëse të qytetarëve përmes rrugëve dhe autostradave të reja. Deklarata e kreut të qeverisë së Kosovës u bë gjatë mbledhjes së qeverisë ku u miratua edhe Projektligji për Arsimin e Lartë dhe Projektligji për Statistikat Zyrtare të Republikë së Kosovës. a.y/NOA