Vlorë, 22 qershor 2011 NOA- Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë filloi proçedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin Vangjel Stataj, 32 vjeç, banues në lagjen “Hajro Cakërri”, Vlorë. Stataj, më datë 21.06.2011 rreth orës 13:30 në lagjen “1-Maji”, pas informacioneve të marra në rrugë operative është gjetur nën drejtimin e një automjeti tip AUDI A8 i vitprodhimit 2006, me targa CL 128 NF, i cili nga verifikimet e kryera rezulton të jetë i vjedhur në Itali.
a.q/NOA