Tiranë, 22 qershor 2011 NOA- Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin e saj lidhur me biznesmenin Azis Kelmendi, i cili u akuzua për vrasjen e këngëtares Elsina Hidërsha, e njohur ndryshe në publik si Emmy.
Javë më parë, prokuroria kërkoi 3 vjet burg për Kelmendin, ndërsa trupi gjykues, nisur nga statusi që Kelmendi ka në shoqëri, vendosi uljen e dënimit me 1 vit e 4 muaj burg.
Kelmendi akuzohet për vrasje nga pakujdesia.
a.q/ noa