English

E rrëmbeu dhe e dërgoi të prostituonte në Itali vajzën, ekstradohet pas 9 vitesh 44 vjeçari

Tiranë, 23 qershor 2011, NOA- Në saj të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe atij Grek është bërë e mundur ekstradimi i një 44 vjeçari të dënuar me 10 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni.

Vasillaq Jonuz Lulja i njohur ndryshe si Shuaip Lulja është ekstraduar rreth një orë më parë nga qyteti i Athinës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për faktin se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Librazhd, e ka dënuar nëntë vite më parë me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.

Mësohet se Vasillaq Lulja më datë 13 gusht të vitit 1998, në bashkëpunim me shtetasen Afërdita Mërkuri dhe shtetasin Klodian Çela, kanë marrë me forcë shtetasen F. K. dhe me dhunë e kanë futur në një automjet, duke e dërguar në një apartament në qytetin e Elbasanit, ku e kanë mbajtur për rreth 2 javë, duke e keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë.

Pas kësaj ata e kanë nisur të dëmtuarën drejt Italisë dhe e kanë detyruar me dhunë të ushtrojë prostitucion.

Më pas e dëmtuara me iniciale F.K, në tetor të vitit 1999 është kthyer nga autoritetet Italiane në Shqipëri, ku dhe ka bërë kallëzimin penal ndaj tre bashkëpunëtorëve të mësipërm, por vetëm në marsin e kaluar u bë e mundur kapja e 44 vjeçarit Lulja.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Admirimi11:20 - 24 Qershor 2011
    Jam dakort me ujkun keta duhen jo denim me vdekje por te hillen ne acid.
  • ujku22:51 - 23 Qershor 2011
    kto lloj njerzish nuk duhet ti denosh hic fare por ti ekzekutosh ne moment sepse shum nena motra e baballare e vellezer, kan vuajtur kte nxharje te tille ne mbare shqiperin.