English

Furnizimi me karburant, “biznesi” i ri i mashtrimit

Durrës, 23 qershor 2011 NOA- Mashtrimi i klientëve i ka kushtuar rëndë dy të rinjve durrsakë. Sektori i Krimit Ekonomik Durrës filloi procedimin penal ne gjendje te lire ndaj shtetasve: A.K., 25 vjeç dhe F.S., 19 vjeç, të dy banues në Durrës. Sipas burimeve zyrtare të policisë, gjatë tregëtimit të karburanteve në rrugë (të cilët i blinin në pikat e mëdha të karburanteve dhe më pas i shisnin me cmim më të ulët), mashtronin blerësit (drejtuesit e mjeteve) duke iu dhënë më pak se sasia e karburantit për të cilin ata kishin paguar (9 litra në vend të 10 të tillave). a.q/NOA

KOMENTE