E enjte, 23 qershor 2011, NOA- “Jam me shpatullat pas murit, por beteja do të vazhdojë deri në fund”, u shpreh lideri libian Muamar Geddaf në një mesazh të transmetuar nga televizioni libian.
“Nuk do të ketë më marrëveshje mes nesh pasi na keni vrarë fëmijët dhe nipërit, kur ju thoni se e sulmoni kundërshtarin me saktësi”, vijon revolta drejtuar NATO-s.
Më tej ai shton se një ditë do të merret përgjigja në të njëjtën mënyrë dhe shtëpitë e kundërshtarit do të bëhen qendër e sulmeve të ligjëruara.
a.y/NOA