English

Grabisnin banesa, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Rexho Emilia (Itali), 23 qershor, NOA – Policia italiane ka vënë në pranga dy qytetarë shqiptarë, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur një banesë. Shqiptarët e arrestuar janë Agustin Doda 23 vjeç dhe Arben Loci 32 vjeç. Dy shqiptarët kanë tentuar të hyjnë në një banesë në rrugën “Liguria” në Rexho Emilia mbrëmjen e djeshme. Ata kanë përfituar nga dritarja e hapur që kishte lënë pronari i banesës, i cili ishte duke fjetur, dhe janë ngjitur në katin e parë, nëpërmjet tubave të gazit.

Ka qenë një fqinj i pronarit të banesës që po grabitej, ai që ka njoftuar policinë. Më pas ka nisur dhe aksioni forcave të rendit për ndjekjen e shqiptarëve. Sipas policisë italiane punonjësve të policisë u është dashur që të ngjiten nëpër tubin e gazit për të kapur një prej shqiptarëve që ishte brenda në banesë. Më pas agjentët e policisë e kanë ndjekur me vrap 23-vjeçarin Agustin Doda deri sa e kanë kapur në një prej rrugëve të qytetit. Ndërkohë që 32-vjecari Arben Loçi është kapur në flagrancë brenda në banesë.

Të dy qytetarët shqiptarë kanë qenë me dokumente të rregullta qëndrimi në Itali.

a.k/NOA

KOMENTE