English

KQZ, Olli: Shpallja e fituesit për Tiranën, të premten

Tiranë, 23 qershor 2011 NOA- Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli deklaroi për mediat, pak minuta pas përfundimit të procesit të numërimit të votave të hedhura gabim, se rezultati përfundimtar pritet të dalë nesër. Olli sqaroi se rezultatet do të hidhen në tabelat përkatësë, pas përpunimit të të cilave, do të mblidhet KQZ, e cila do të hartojë edhe projekt- aktin sa i takon betejës së votave për Tiranën.

Zëdhënësi Olli tha se, sipas të gjitha gjasave, pas përfundimit të të gjitha hallkave, KQZ do të shpallë të premten fituesin për bashkinë e kryeqytetit.

Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjoncaj tha nga ambientet e KQZ-së, se procesi ka qenë i deformuar, ndërsa nuk bëhet e ditur ende se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm ligjorë të socialistëvë.

Nga numërimi rezulton se në garën për Bashkinë e Tiranës kandidati demokrat, Lulzim Basha është në avantazh me 95 vota para rivalit të tij socialist, Edi Rama.

a.q/NOA

KOMENTE