English

KQZ, përfundon numërimi i votave, Basha 95 vota më shumë

Tiranë, 23 qershor 2011 NOA- Përfundon numërimi i votave të hedhura gabim gjatë votimit më 8 majTiranë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbyll numërimin e fletëve të kontestuara në kutitë e Njësisë 11, KZAZ nr.55, që është dhe njësia e fundit që përmbyll këtë proces, në kuadër të zgjedhjeve vendore për bashkinë Tiranë. Nga numërimi rezulton se në garën për Bashkinë e Tiranës kandidati demokrat, Lulzim Basha është në avantazh me 95 vota para rivalit të tij socialist, Edi Rama.

a.q/NOA

KOMENTE