Prishtinë, 23 qershor 2011, NOA- Kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi prit sot në takimin e lamtumirës ambasadorin norvegjez, Sverre Johan Kvale, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë.
Gjatë bisedës me Krasniqin, Kvale e falënderoi atë për pritjen dhe e përgëzoi për punën që është bërë në Kuvendin e Kosovës.
Më tej ai shtoi se Norvegjia është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën, dhe se shteti i tij edhe në të ardhmen do të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimeve evropiane.
Nga ana e tij Krasniqi i shprehu mirënjohje Kvales për forcimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.
a.y/NOA