Kukës, 23 qershor 2011, NOA – Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 35-vjeçari mëngjesin e sotëm.
Aksidenti u shënua në rrugën e vjetër Kukës-Kalimash.
Burime nga policia bëjnë me dije se mjeti në të cilin viktima udhëtonte si pasagjer ra në greminë nga afro 300 metra lartësi.
Bashkë me viktimën udhëtonin në mjetin e aksidentuar edhe dy persona të tjerë, njëri shoferi dhe tjetri pasagjer, të cilët janë plagosur.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal.
Ndërkohë policia e Kukësit ka nisur hetimet për aksidentin, ku dyshohet se shkak për të është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Vijon...
mit/NOA