English

Maqedoni, pse humbi deputeti i diasporës në SHBA

Shkup, 23 qershor 2011, NOA - Shoqata Atdhetare Dibra, e cila vepron në SHBA thekson se humbja e një deputeti në diasporë ishte rezultat i mosregjistrimit të tyre në vendet ku jetojnë.

“Apelojmë tek të gjithë ju të nderuar bashkëvendës që të regjistroheni, pra që ju dhe institucionet tona në vendlindje ta dinë, të paktën numrin e përafërt të dibraneve dhe për të nxjerr në zgjedhjet e ardhshme numrin e votuesve, dibran në diasporë. Ku siç e dini me ligjin e ri të Maqedonisë , diasporë jo vetëm që ka të drejtë të votojë por ka të drejtë të ketë edhe deputetin e saj nga diaspora përkatësisht nga SHBA - Kanada, ku mendohet se jetojnë më shumë se 15 mijë dibranë”, thuhet në njoftimin e Shoqatës Atdhetare Dibra (SHAD).

Në thirrjen e saj për regjistrimin e komunitetit dibran, Shoqata Atdhetare Dibra thekson se “ka ardhur koha dhe e lypën nevoja që të ndihmojmë: vetveten, njeri-tjetrin dhe Dibrën e mbetur jetime”.

“Fatkeqësisht shkas i mosregjistrimit, shqiptarët humbën deputetët e diasporës në Evropë dhe SHBA e Kanada për në Parlamentin Maqedonisë. Këta deputetë u humbën vetëm sepse shqiptarët nuk ishin të regjistruar. Vetëm 84 vota ishin të shqiptarëve në SHBA dhe Kanada, çka absolutisht nuk i përshtatet realitetit me numrin e shqiptarëve”, thuhet më tej në njoftim.

Në kuadrin e regjistrimeve zyrtare të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Shoqata Atdhetare Dibra për dibranët në Amerikë ka prezantuar një projekt të iniciuar nga dhjetëra familje dibrane në SHBA, të cilët kërkojnë regjistrimin e popullsisë dibrane në Amerikë.

Kjo shoqatë në një njoftim elektronik nëpërmjet faqes së saj në internet u drejtohet të gjithë dibranëve në Amerikë, të mos e humbasin këtë rast për t'u regjistruar.

Shoqata Atdhetare Dibra gjithashtu ju mundëson që regjistrimin t'a bëni duke klikuar në formularin për regjistrim në faqen e internetit http://www.jotform.com/form/11663557453 .

INA/NOA

KOMENTE