English

Ministri çek Schwarzenberg viziton Kosovën

Prishtinë, 23 qershor 2011, NOA - Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, të enjten dhe të premten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg.

Gjatë vizitës dyditore, Ministri Schwarzenberg, do të takohet me udhëheqësit e Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e Misioneve të huaja dhe autoritete lokale e fetare në Kosovë.

Ministri Hoxhaj dhe Ministri Schwarzenberg do të takohen të enjten.

Takimi do të nisë në orën 16:45 në Ndërtesën e Qeverisë, salla P 37.

Pas takimit, në orën 17.15, do të zhvillohet një konferencë për mediat e dy ministrave, në Sallën e Mediave të Qeverisë P32.

Çekia e njohu pavarësinë e Kosovës në 23 maj të vitit 2008, tre muaj pas shpalljes së deklaratës së Pavarësisë në Parlamentin e Kosovës.

Njohja e shtetit të më të ri të Europës nga Çekia, pasoi reagimin politik të menjëhershëm të Serbisë.

Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç urdhëroi asokohe tërheqjen brenda 48 orësh të ambasadorit serb nga Republika Çeke.

mit/NOA

KOMENTE