English

Nga bashkëpunëtore e Clinton, në yll të filmave pornografik

Las Vegas, 23 Qershor NOA - Një ish-praktikante e Hillary Clinton që kishte si synim të bëhej avokate, Sammie Spades, është bërë një yll i botës së pornografisë.

E shkruajnë të gjithë sitet e gossip amerikane.

Spades, që studionte në Buffalo, në shtetin e Nju Jork, kishte takuar atëherë senatoren Clinton në një banket dhe i kishte kërkuar të punonte për të.

E impresionuar nga karakteri dhe vendosmëri e vajzës, ajo e punësoi menjëherë.

Ajo bënte pak nga të gjitha dhe kjo gjatë verës së vitit 2006.

Pak vite më vonë Sammie zbuloi se fitohej më shumë duke punuar si pornostar se sa si një avokate e re.

“Nuk besoj se Hillary do të mbetej e kënaqur, por sërish më duhet të theksoj se kam një respekt maksimal për të”, - komentoi Spades.

Sipas sitit të specializuar modelmayhem, Spades është 24 vjeç, jeton në Las Vegas, është e gjatë një metër e 50 dhe ka një fizik frymëmarrës.

r.b/NOA

KOMENTE