Nju Jork, 23 qershor 2011, NOA – Një diplomat arab nga Katari do të drejtojë Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në sesionin e 66-të të saj, që nis në shtator të këtij viti.
Nassir Abdulaziz al Nasser është aktualisht ambasadori i Doha në OKB.
Al Nasser u zgjodh sot në krye të kësaj detyre nga 192 vende anëtare në Pallatin e Qelqtë.
Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që tashmë është zvicerani Joseph Deiss, ka një rol gati gati simbolik, pasi ai merret me organizimin e punës në OKB si dhe me organizimin e zgjedhjeve për miratimin e rezolutave në këtë Kombet e Bashkuara.
mit/NOA