Tiranë, 23 qershor 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 23 qershor 2011.
E përditshmja “Panorama” çelet me titullin: “Amnistia, shpallet lista e kompanive që përfitojnë”. Një tjetër argument i faqes së parë “Vrasja e Emmy-t, lirohet Azis Kelmendi. Babai i Emmy-t: Presim apelin, më pas do të bëjmë vetëgjyqësi”. Tituj të tjerë të faqes së parë janë “Kuti të çara në KQZ, mbetet njësia e fundit, Basha në avantazh me 76 vota”, si dhe “Ermal Hoxha: Dëshmia e tij për padinë e Rozanës Radit ndaj Rrezarta Shkurtaj”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Përvjetori, Rama 2 vjet mungesë në dialog”. Më tej lexoni rrëfimin e rrallë të Misha Glen: “Prapaskenat e dhjetorit ’90”. Argumente të tjera të faqes së parë janë apeli i djeshëm i shefit të FMN-së, “Gerwin Bell: Të ulet borxhi publik” si dhe “Të përndjekurit, shpallet lista e re e dëmshpërblimeve”.
Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor: “Skandal në Agjencinë e Prokurorimit Publik. I arrestuari për korrupsion fiton tenderin e uniformave”. Më tej mund të lexoni titullin: “Gjykatësi i Tropojës, lidhjet e tij me Paro Laçin”.
Gazeta “Shqip” çelet me titullin kryesor: “FMN: Masa drastike për uljen e borxhit. Bell-Bode, replika për rritjen e ekonomike dhe koston e lartë buxhetore”. Tituj të tjerë të faqes së parë të gazetës janë: “Sarandë, Vlorë, Durrës betonizimi rikthehet si në ‘97”; intervista “Celibashi: Hapja e kutive vë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve”, si dhe “Kushtet e PS për Berishën: Dialog, të mos ‘vidhet’ Tirana”.
Nga kronika është titulli, “Dështimi: Gjyqtari ndërmjetësoi për lirimin e një vrasësi”. Ndërsa nga kultura rrëfimi i Nexhmije Pagarusha: “I kam orët të numëruara”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin kryesor: “Lirohet Azis Kelmendi. Vëllai i Emmy-t flet për vrasjen e motrës Kristina Hidërsha: E vranë për herë të dytë”. Argumente të tjera të faqes së parë janë “Falja e taksave, lista me personat që përfitojnë”; “Parlamenti i ri, Sherefedin Shehu: Si negociova me arabët”. Ndërsa në suplementin veror Summer Pages është intervista e gruas sw ish-ministrit të Financave Anastas Angjeli. “Greta Angjeli: Pse hezitonin prindërit e mi kur dashurohesha me Anastasin”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
mit/NOA