English

Shkon në 2 numri i viktimave, 16 vjeçari mbytet në rrjedhën e lumit Shkumbin

Librazhd, 23 qershor 2011, NOA- Ka shkuar në dy numri i viktimave të ditës së sotme të cilët kanë qenë duke u larë në plazh. Pas ngjarjes së Gjirit të Lalzit, një tjetër rast është shënuar pasditen e sotme.

Ndërsa ka qenë duke u larë në lumë me shokët, një 16 vjeçar është mbytur pasi është përpirë nga rrjedha e lumit Shkumbin.

Viktima është identifikuar me inicialet A.V me origjinë nga Qukësi, i cili në momentin e ngjarjes së bashku me një grup shokësh ka shkuar për tu freskuar në lumë, afër fshatit Bërzheshtë.

Por pavarësisht dëshirës për ujin dhe freskinë e tij, i riu duket se nuk dinte not dhe për më tepër nën rrjedhën e rrëmbyer të lumit, ai nuk ka mundur të rezistojë por është përfshirë nga furia e ujit.

Sakaq sipas shokëve të viktimës, të cilët ishin dëshmitarë në momentin fatal, ngjarja ka ndodhur aq shpejtë sa përpjekjet për ti dhënë ndihmë të riut kanë rezultuar të kota.

Ndërsa rasti i parë është ai Gjirit të Lalzit, ku një 46-vjeçar nga fshatrat e Tiranës gjeti vdekjen teksa pushonte në ujërat e detit.

Drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit konfirmoi zyrtarisht se, Hysen Korriku, 46 vjeç, nga Preza e Tiranës ka humbur jetën, pasi është mbytur në det. a.y/NOA

KOMENTE