Konektikat, 23 qershor, NOA – Ish-presidentja e Qeverisë Studentore në Amerikë, Kelly Leather, është shpallur studentja fituese e bursës “Fulbright Scholarship” dhe tashmë e pret një eksperiencë mjaft e veçantë: 9-muaj punë në Shqipëri, duke nisur nga muaji tetor.
"Tani që unë jam në fund të diplomimit, jam kaq e emocionuar. Unë kurrë nuk kam qenë jashtë vendit më parë dhe jam pak nervoze për të shkuar për nëntë muaj, por tani jam e kënaqur”, nis ajo rrëfimin për eksperiencën në Shqipëri.
Ajo do të vazhdojë këto punën e dr.Bob MekKlaud, për hulumtime në teknologjinë e sistemin shkollor publik shqiptar, financuar nga një grant i Bankës Botërore.
Ai gjithashtu ka punuar me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Shqipëri për të aplikuar këtë grant që është duke u përdorur për zbatimin e teknologjisë në klasat e 12-ta në shkollat tona.
MekKlaud ishte i lumtur kur Kelly ka fituar bursën.
"Ajo është kandidati ideal. Një fitues i bursës Fulbright është menduar të jetë gjithashtu një ambasador i qytetarëve, dhe Kelly do ta përmbushë këtë rol jashtëzakonisht mirë.
Pasi ajo i ka të gjitha aftësitë të jetë e suksesshme. Ajo është personi i përsosur për të hapë rrugën për fituesit”, mësohet të jetë shprehur ai.
Nga ana e saj, Kelly tha se ajo nuk kishte besim të nisej në këtë përvojë të saj në Shqipërinë, pa udhëzimin e MekKlaudit, i njohur si një zyrtar me përvojë.
"Ai më ka thënë se përvojat e tij si një amerikan në Shqipëri kanë qenë të gjitha pozitive. Kjo më bëri të ndihesha shumë më e rehatshme, duke e ditur se ata do të jenë mikpritës", vijon rrëfimin e saj Kelly.
Ndër gjërat që ajo shpreson për të përmbushur në Tiranë, është zhvillimi i përmbajtjes angleze në Bibliotekën dixhitale kombëtare, si dhe vlerësimin e efektivitetit të përdorimit të lojërave për të mësuar matematikën, për nxënësit e klasës së shtatë dhe të tetë.
"Dr.MekKlaud i ka ndarë kaq shumë me mua përvojat e tij në Shqipëri. Unë pres që përvoja ime në Shqipëri të jetë vetëm fillimi i një jete me punën me fëmijët. Është e mahnitshme se si të ndryshojnë dhe rriten.
Tani për tani, unë jam e fokusuar në shijimin e përvojës sime në Shqipëri, duke punuar shumë atje dhe duke bërë një ndryshim", vijon Kelly.
Programi Fulbright është program arsimor ndërkombëtar i sponsorizuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ngritur me qëllimin për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë mes popullit të Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të tjera.
Aktualisht, Programi Fulbright operon në më shumë se 155 vende të botës.
n.e/NOA