Zyrih, 23 qershor, NOA – Në Zvicër, aktualisht jetojnë më shumë se 250.000 shqiptarë, shumica e të cilëve janë kosovarë, shumica të integruar në shoqërinë e këtij vendi.
Kjo është shifra e përgjithshme për praninë shqiptare, që konfirmon një studim i realizuar së fundmi në shtetin neutral të Evropës.
Në të përmendet, edhe fakti se që prej 29 majit, shqiptarët kanë edhe përfaqësinë e tyre që quhet "Kuvendi i shqiptarëve nga Zvicra".
Historia e shqiptarëve në Zvicër, konsiderohet në këtë mënyrë, një histori suksesi.
E megjithatë thuhet se edhe pse ata mund të jenë atje prej dhjetë apo njëzet vjetëve, ata ende luftojnë për të hequr qafe klishetë ë i pengojnë të integrohen në jetën zviceriane.
Sipas studimit, nga rreth 250.000 shqiptarë që jetojnë në Zvicër, 190.000 prej tyre janë kosovarë, 50.000 nga Maqedonia, 10.000 shqiptarë nga Serbia dhe Mali i Zi, e vetëm 2 mijë nga Shqipëria.
Shumica arriti në vitet e para '90, ku shumë shqiptarë u dyndën në këtë vend për t'u shpëtuar ngjarjeve konfliktuale në Ballkan, ku kulmi u arrit në vitet 1998 dhe 1999, me ardhjen e 50.000 refugjatëve kosovarë.
Shumë të tjerë, kanë emigruar që më parë, nga vitet ‘60, përmes emigrimit të thjeshtë, sezonal apo përmes bashkimit familjar.
E shembujt e integrimit të shpejtë dhe suksesit në rritje të tyre, nuk janë të vështira për t’u gjetur në këtë vend.
Një studim i kryer nga Zyra Federale për Migracion të kosovarëve në Zvicër, thekson kualifikimin e ulët të shumicës dhe një integrim ende të vështirë të tyre në tregun e punës.
Si dhe disa masa, të tilla si në fushën e sigurimit të automjeteve, ku shtetasit e Ballkanit duhet të paguajnë një çmim të lartë, të cilat vetëm sa e stigmatizojnë këtë popullsi.
Por studimi gjithashtu ofron shembuj të punonjësve që vetëm me anë të këmbënguljes dhe punës, janë në gjendje të ngrihet në poste me përgjegjësi.
Dhe konfirmon se edhe rastet e sipërmarrësve shqiptarë nuk janë më të rralla.
n.e/NOA