English

Tjetër viktimë në Gjirin e Lalzit, 4 brenda një muaji

Durrës, 23 qershor 2011 NOA- Një 46-vjeçar nga fshatrat e Tiranës u mbyt sot, ndërsa pushonte në gjirin e Lalzit. Drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit konfirmoi zyrtarisht se, Hysen Korriku, 46 vjeç, nga Preza e Tiranës ka humbur jetën, pasi është mbytur në det. Burimet zyrtare thane se, grupi hetimor po punon për të përcaktuar nëse shkak i vdekjes ka qenë një sëmundje zemre apo asfiksia nga mbytja në ujë. Bashkë me Korrikun shkon në katër numri i viktimave brenda një muaji në plazhet e Durrësit. Po në gjirin e Lalzit, të dielën e kaluar u mbyt një vajzë 10-vjeçare, ndërsa dy pushues të tjerë humbën jetën pranë zonës së Golemt. a.q/NOA

KOMENTE