Londër, 23 Qershor NOA - Tashmë mund të themi në mënyrë zyrtare se ka përfunduar telenovela e Villas Boas.
I ashtuquajturi “Special Two” ka hedhur firmën mbi një kontratë që do ta lidhë me ekipin e Chelsea për tre vitet në vazhdim.
Komunikata e nxjerrë në faqen zyrtare të klubit, ka bërë të qartë se një ndër trajnerit e rinj të talentuar do të fillojë menjëherë të punojë për këtë skuadër.
Sezoni i ardhshëm duhet thënë se ka ende kohë për të filluar dhe skuadra e Chelsea ka ndërmend të futet bindshëm në merkato për të krijuar një grup sa më të fuqishëm në ekip.
r.b/NOA