English

Banka Botërore, plan special për shqiptarët rrezikuar në Shqipëri

Banka Botërore mbështet barazinë gjinore për grupet e mënjanuara dhe të rrezikuara të popullsisë në Shqipëri

Tiranë, 23 qershor 2011 – Zyra e Bankës Botërore në Tiranë shpalli të enjten fituesit e Fondit për Shoqërinë Civile për vitin 2011. Programit për këtë vit është fokusuar tek çështjet e barazisë gjinore, veçanërisht në lidhje me grupet e mënjanuara dhe të rrezikuara të popullsisë. Projektet fituese do të synojnë:

pabarazitë në kapitalin njerëzor: aksesi ndaj arsimit; aksesi ndaj mbrojtjes sociale dhe shërbimeve shëndetësore;

pabarazitë në mundësitë social–ekonomike, tregun e punës dhe të drejtat mbi pronën;

fuqizimi i grave (veçanërisht i grave nga grupet e mënjanuara dhe të rrezikuara, grave me aftësi të kufizuara, grave të komunitetit Rom) në nisma të zhvillimit në komunitetet e tyre dhe vendimmarrjen lokale;

ndërgjegjësim mbi stereotipet gjinore dhe ndryshimet e mentalitetit mbi kontributin e grave;

marrëdhëniet gjinore me përfshirjen e të rinjve, djemve dhe burrave në aktivitete;

advokimi dhe monitorimi i zbatimit të legjislacionit mbi çështjet gjinore;

ndërgjegjësimi i komunitetit mbi barazinë gjinore dhe dhunën në familje; përfshirja e djemve dhe burrave në luftimin e stereotipeve gjinore, diskriminimit dhe dhunës ndaj grave.

Rreth gjashtëdhjetë projekt-propozime u shqyrtuan me kujdes nga Komiteti i Jashtëm i Vlerësimit i përbërë nga përfaqësues të komunitetit të donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare që punojnë me programe të shoqërisë civile dhe nga Komiteti i Brendshëm i Vlerësimit, i përbërë nga stafi i Bankës Botërore, të cilët përzgjodhën 11 projekte fituese. Organizatat dhe projektet e mëposhtme përkatëse janë fituesit për këtë vit.

Reduktimi i dhunës ndaj grave rome dhe egjiptiane nëpërmjet edukimit të komunitetit, ARSIS – Organizatë Shoqërore e Përkrahjes së të Rinjve, Tirana.

Ndërtimi i një modeli ekonomik mbi ofrimin e shërbimeve sociale - çerdhe, lavanteri, dhe mensë (take aëay) - për fuqizimin e grave të punësuara dhe ndryshimin e mentalitetit mbi kontributin e tyre në punë, familje dhe komunitet, Instituti per Bashkepunim dhe Zhvillim, Berat.

Dhuna në familje, problem i gjithë shoqërisë, Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare, Laç, Berat, Sarande.

Ndërgjegjësimi i grave dhe të rejave për rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në vendim-marrjen e komunitetit, Artistet dhe Fëmijët, Pogradec.

Trajnim profesional i grave Rome dhe mbështetje psiko-sociale për përmirësimin e barazisë gjinore, Rromani Baxt Albania, Tirane.

Gratë dhe vajzat e Elbasanit lobojnë dhe advokojnë për të kërkuar zbatimin e ligjit të barazisë gjinore, Ne familje per familjen, Elbasan.

Vendimmarrje? Jo pa mua!, Programi Rinor per Edukimin Qytetar, Malesi e Madhe, Koplik, Puke, Shkoder.

Përmirësimi i të drejtave mbi titujt e pronësisë në zonat informale në periferitë e Tiranës, Qendra per Studime te Avancuara, Tirana (Kamez, Allias, Kodra e Priftit, Bathore).

Edukimi i të rinjve në komunat e rrethit të Pukës mbi barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës në familje përmes aktiviteteve komunitare dhe jokomunitare, Shoqata Shumesportesh, Alpinizmit, Skive, dhe Turizmit Malor dhe sporteve te tjera “Terbuni – Puke”, Puke.

Akses në drejtësi për gratë dhe vajzat Rome dhe ato në zonat rurale, Res Publica, Tirane, Vore.

Reduktimi i dhunës ndaj grave Rome dhe Egjyptiane, Qendra Psiko – Sociale “Vatra”, Vlore.

Shuma totale për këtë program për këtë vit ishte 60.000 dollarë dhe shpërndarja gjeografike e projekteve fituese mbulon pothuaj të gjitha rajonet e vendit.

e.t/NOA

KOMENTE