Bruksel, 24 qershor, NOA - Bashkimi Evropian i bën thirrje parlamentit të Malit të Zi që të arrijë marrëveshjen dhe konsensusin në miratimin e Ligjit zgjedhor, i cili mbetet njëri ndër kushtet për statusin e bisedimeve të Malit të Zi me BE-në.
Ligji i propozuar nuk arriti shumicën prej dy të tretave në parlament dhe ai u kundërshtua ashpër nga përfaqësuesit e pakicave në Mal të Zi. Në këtë kuadër, kigjin zgjedhor deputetët shqiptarë e shohin si një kthim mbrapa në të drejtat e arritura dhe ata këmbëngulin që të ruhet modeli ekzistues i njësisë së veçantë zgjedhore, nga e cila dalin deri pesë deputetë shqiptarë në parlamentin e Malit te Zi.
NOA/VOA