English

Berisha: Qeveria do mbështesë të gjitha aktivitetet që do organizojë Komitetit Olimpik

Tiranë, 24 qershor 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë ditës së sotme priti në një takim Presidentin e Komitetit Ndërkombëtarë të Lojërave Mesdhetare zotin Amar Addadi.

Gjatë këtij takimi Addadi bëri një ekspozitë të shkurtër dhe dinjitoze të ekipeve shqiptare në lojërat mesdhetare, të cilat kanë dëshmuar dhe dëshmojnë një performancë të lartë duke fituar edhe medalje të shumta.

Ndër të tjera ai i bëri të ditur kryeministri Berisha se bashkëpunimi me Komitetin Olimpik Shqiptar është i shkëlqyer dhe kjo marrëdhënie do të vazhdojë edhe më tej.

Nga ana e tij kryeministri Berisha u shpreh se, qeveria shqiptare do të mbështesë të gjitha aktivitetet që do të organizojë Komitetit Olimpik Shqiptar.

Në vijim ai theksoi se, pjesëmarrja në veprimtaritë ndërkombëtare krahas karakterit sportiv i shërben edhe bashkëpunimit kulturorë, njohjes së vlerave të kombeve të ndryshme dhe të historisë së vendeve të rajonit.

Në përfundim Berisha tha se është i rëndësishëm bashkëpunimi shumë palësh dhe se qeveria do të inkurajojë zgjerimin e programit të bashkëpunimit me Komitetin e Lojërave të Mesdheut. a.y/NOA

KOMENTE