Zbardhet biseda e Alket Rizai me biznesmenin e njohur Jorgos Xhakojanis, pronar i Heliopolis, arrestuar dy ditë më parë në Greqi. Ja biseda e plotë:
Athinë, 24 qershor 2011 NOA – Zbulohet një aferë e dyshuar trupimi ndeshjesh të kombëtares shqiptare me përfshirje të një krimineli shqiptar dhe një biznesmeni grek, njoftojnë mediat greke.
Bëhet fjalë për Alket Rizaj, i cili ka një lidhje të ngushtë miqësore me biznesmenin grek Jorgos Xhakojanis, sipas të dhënave policore që citon korrespondenti i agjencisë NOA.
Më poshtë gjeni të zbardhur bisedën telefonike mes Rizajt dhe Xhakojanis, përgjuar nga policia dhe prokuroria greke. Kjo bisedë është realizuar më 28 mars 2011, ditë në të cilën u zhvillua ndeshja Shqipëri-Bjellorusi e cila u fitua 1-0 nga kombëtarja shqiptare.
Alket Rizai është arrestuar nga policia greke dhe aktualisht gjendet në burgun e Grevenasë.
Kurse Jorgos Xhakojanis akuzohet për vrasjen e 25 vjeçarit Kosta Loutzi dhe shtetasit tjetër grek, Niko Grigorakou si dhe për vënie bombe në Varkisa, zonë luksoze bregdetare në periferi të Athinës.
Më 1999 kur ndodhi vrasja e Loutzi, Jorgos Xhakojanis doli nga qelia nën arrest shtëpie nga gjykata kundrejt garancisë 50 milionë dhrahmi.
Alket Rizai: Pardje fola në telefon me Shqipërinë. Ta kishte luajtur mo shoku, vetëm sepse kam kushëririn atje unë dhe e kishin...
Jorgos Xhakojanis: Barbas (Xhaxhi). Barbas është Barba.
Alket Rizai: Jo me shoku, jo ai.
Jorgos Xhakojanis: Barbas, kush është, Barbas?
Alket Rizai: Po, djalë i mirë është. Ai që të pata thënë atëherë kur flisje.
Jorgos Xhakojanis: Po po, ja më thuaj.
Alket Rizai: Me Shqipërinë ta kishe luajtur, se nuk kisha unë. 20 mijë euro të kishe luajtur.
Jorgos Xhakojanis: Po. Por gjithsesi. Ç’të të shpjegoj unë tani.
Alket Rizai: E di mo shoku im...”.