English

Edmond Budina: “Balkan Pazar”, ironi me tregtinë e eshtrave të të vdekurve

Romë, 24 qershor, NOA – Regjisori i njohur shqiptar, Edmond Budina, është intervistuar nga mediat italiane, lidhur me filmin e tij “Balkan Pazar”, i cili po transmetohet në shtetin fqinj ditët e fundit.

Edhe një herë, ai ka kthyer shikimin e tij mbi Shqipërinë, duke huazuar historinë e çuditshme të një fshati në jug të saj me një treg aq origjinal: atë të eshtrave të njeriut.

Në këtë mënyrë, dallimet etnike përcillen përmes gjuhës universale të artit vizual... Z. Budina, gati dhjetë vjet pas filmit “Letra në erë” ktheheni në kinema me flimin “Balkan Pazar”, duke shfaqur një udhëkryq komik të nacionaliteteve në kufijtë mes Greqisë dhe Shqipërisë. A mund të na tregoni diçka mbi zhvillimet historike dhe artistike të kësaj historie?

- Frymëzimi erdhi nga rrëfimi i një vajze.

Unë isha në festivalin e Viareggios dhe për një mbrëmje të tërë unë u josha nga aventura tragji-komike e gjyshit të vdekur, i cili në vend që të vinte në Francë, u dërgua në Rusi.

Nga ai moment, imazhi i një arkivoli që fluturonte në mes të flamujve të ndryshëm, nuk më braktisi. Ky sugjestion dhe mosmarrëveshja e gjatë midis grekëve dhe shqiptarëve për të drejtat dhe vendin e të vdekurve të tyre, u kthye në motorin e filmit. Sa i përket zgjedhjes së një gjuhe ironike, më dukej se e përshtatshmja për të mos i hedhur benzinë ​​zjarrit, duke parë se si Kisha Ortodokse reagoi për daljen e filmit në kinema, dhe për të arritur njëkohësisht qëllimin.

Përmendet si komploti i tregimit është i bazuar në një ngjarje të vërtetë që ka ndodhur dhe për shkak të tensioneve të reja përgjatë kufijve që i ndajnë vendin e tij nga Greqia. Çfarë është kjo? - Është një situatë shumë e veçantë për t’u shpjeguar.

Grekët dhe shqiptarët të jetojnë së bashku pothuajse të njëjtin territor për shumë shekuj dhe kjo ka bërë që të krijohet një valë nacionalizmi ekstrem.

Në vitin 2006, grekët filluan të zhvarrosin të vdekurit e tyre nga një varrezë shqiptare, për t’i vendosur në një monument që u inaugurua një vit më pas.

Qëllimi i tyre ishte për të ndërtuar linja të reja territoriale, duke përdorur sakrificën e paraardhësve të tyre, sipas një thënie, “ku bie një ushtar grek, aty është atdheu i tij”.

Pra, në dritën e këtij parimi, kanë filluar të marrin në konsideratë pronat e tyre historikisht në territoret shqiptare, duke vjedhur përkatësisht eshtrat e civilëve të vdekur në fund të viteve ‘1800 dhe aspak ato të ushtarëve të luftës italo-greke.

E gjithë kjo, për të ripopulluar varrezat me varret helene dhe të drejtën e pakontestueshme për aneksim.

Kjo nuk bëri gjë tjetër, veçse rëndoi më tepër situatën e keqmenaxhuar nga një kishë ortodokse që nga rënia e komunizmit, duke i detyruar të rinjtë shqiptarë që shkonin për të punuar në Greqi për t'u pagëzuar.

Duke i lënë çështjet politike mënjanë, komploti duket të jetë i bazuar në kontrastin midis modernitetit të protagonistëve të saj dhe prapambetjes së vendit ... - Po, ka një distancë të caktuar nga një vend kaq i humbur dhe ata që vijnë nga jashtë. Por qëllimi im ishte vetëm për të përfaqësuar statusin e të huajve, orientimin e tyre fillestar dhe përzierjen e mëvonshme për t'u bërë pjesë e kulturës sonë.

Duke vazhduar diskutimin e tipareve të popullit shqiptar, ju keni përdorur edhe imazhe autoktonësh së bashku me aktorë profesionistë. Si e arritët këtë bashkëjetesë të veçantë brenda dhe jashtë ekranit?

- Gjatë tre javëve pune, ne kemi jetuar në shtëpitë e fshatarëve, me familje shumë të lumtura për të marrë pjesë në projekt. Sa për aktorët, ata janë përshtatur natyrshëm me fermerët dhe kam dyshime nëse kjo u ka bërë mirë gjatë aktrimit.

Përktheu: n.e/NOA

KOMENTE