English

I kthejnë bagazhet, por të urinuar në brendësi

Londër, 24 Qershor NOA - Para se t’i kthenin bagazhin, e humbur në aeroport, i kanë bërë urinën sipër duke ndotur të gjithë përmbajtjen.

Ka përfunduar në ueb, nervozizmi i një djali të ri britanik, pasagjer i Delta Airlines dhe protagonist i kësaj ngjarje.

Për të dëmshpërblyer këtë dëm, kompania ajrore i ka ofruar atij një biletë kthimi të klasit të parë.

Ditën e dielë më 18 qershor, djali ishte nisur nga Londra me destinacion Minneapolis, me një ditë vonesë për shkak të një gabimi në check-in.

Bagazhi i tij, gabimisht kishte përfunduar në Boston.

Vetëm katër ditë më pas valixhja mbërriti në hotelin e tij.

Sapo e hapi, i riu anglez, i cili fillimisht kishte dyshuar nga era e fortë, kuptoi se veshjet e tij ishin bërë pis nga urina.

Menjëherë kërkoi sqarime kundrejt kompanisë ajrore e cila, për të kërkuar falje të asaj çka kishte ndodhur, i dhuroi një biletë falas të klasit të parë për fluturimin e kthimit.

r.b/NOA

KOMENTE