SHBA, 24 qershor, NOA - Në SHBA dy persona janë akuzuar se kanë planifikuar sulm me mitralozë dhe granata ndaj një qendre ushtarake të rekrutimit në qytetin veri-perëndimor të Seatles.
Autoritetet thanë se burrat, që raportohet se ishin konvertuar në fenë islame, duket të ishin inspiruar nga sulmi i vitit 2009 në Fort Hud të Teksasit, në të cilin 13 njerëz u vranë nga një ushtarak mysliman i lindur në Amerikë.
Zyrtarët thanë se të dyshuarit- Abu Khalid Abdul-Latif, i njohur edhe si Xhozef Entoni Dejvid, 33 vjeç dhe Uolli Muxhahid, i njohur edhe si Frederick Doming, 32 vjeç—janë arrestuar të mërkurën mbrëma, ndërsa shkonin të merrnin armët që do të përdoreshin gjatë sulmit.
Agjentët federalë ishin njoftuar për komplotin nga një informant, i cili u kishte dhënë atyre armë të paoperueshme.
Raportohet se të dyshuarit nuk kanë lidhje me Al Kaidën, apo grupet tjera terroriste.
RFE/NOA