English

Krasniqi: Fronti ekonomik, nyja e zgjidhjes për vështirësitë e vendit

Prishtinë, 24 qershor 2011, NOA- Kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi gjatë ditës së sotme mori pjesë në mbledhjen e Odës Ekonomike të Kosovës.

Krasniqi ishte i pranishëm në këtë mbledhje me ftesë të kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast ai u shpreh se fronti ekonomik, aktualisht përbën prioritetin parësor dhe nyjën e zgjidhjes së një varg vështirësish nëpër të cilat po kalon vendi.

“Zhvillimi i ndërmarrësisë private, nëpërmjet të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, rritja e produktivitetit, shfrytëzimi i potencialit tonë të kualifikuar e aplikimi i teknologjive të reja, do të sigurojnë qëndrueshmërinë e tyre, pushtimin e tregut dhe perspektivën ekonomike të Kosovës”, u shpreh në këtë mbledhje Krasniqi.

a.y/NOA

KOMENTE