Bruksel, 24 qershor, NOA - Liderët e Bashkimit Evropian pritet ta mbështesin mbylljen e negociatave për anëtarësim me Kroacinë-e cila është gati të bëhet anëtarja më e re e bllokut.
Një draft dokument i dalë nga samiti i BE-së sqaron se bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë do të përmbyllen këtë muaj dhe traktati për anëtarësim do të nënshkruhet në dhjetor. Pastaj, parlamentet e 27 vendeve anëtare duhet ta ratifikojnë dokumentin, një proces që pritet të zgjasë deri në qershorin e 2013-ës, atëherë, kur Kroacia edhe zyrtarisht do të jetë anëtare e BE-së.
Liderët po ashtu mirëpritën arrestimin e Ratko Mlladiçit, duke thënë se kjo tregon se edhe Serbia ka ndërmarrë një hap të ri drejt anëtarësimit në BE. Shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor; Shqipëria, Bosnja, Maqedonia dhe Mali i Zi, po ashtu janë në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit.
NOA/RFE