English

Loja e hajdutëve me policinë e Lezhës: Ndihmë na grabitën maskat

Lezhë, 24 Qershor 2011 NOA/ Ardian Bushi – Nuk i mjaftoi që e plaçkitën vendin e tyre të punës, një kazino Apex, por në përpjekje për të ngatërruar policinë, vajtën dhe denoncuan se ishin viktima të një grabitjeje të dhunshme.

Ngjarja ka ndodhur në Lezhë në kazinonë që gjendet në qendër të këtij qyteti. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë i konfirmuan agjencisë NOA se mbrëmjen e së enjtes u bë arrestimi në flagrance i shtetasve:

Spartak Lulaj, 26 vjeç, me banim ne Ishull Lezhe te Komunes Shengjin.

Sajmir Loshi, 26 vjeç, me banim ne Ishull Lezhe te Komunes Shengjin.

Liridon Prenga, 21 vjeç, me banim ne Kodermarlekaj te Bashkise Lezhe.

Gjithçka nisi mëngjesin e së enjtes në orët e para kur policia u sinjalizua se persona te maskuar kane vjedhur kazinonë “APEX”.

Menjehere u ngrit grupi i punes dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se tre personat e arrestuar, punonjes te kazinosë “APEX”, kishin organizuar planin e vjedhjes se kazinosë, duke qene se këta ishin debitorë ndaj saj dhe se kompania me qendër ne Tirane do te bënte inventarin e kazinosë pikërisht të enjten më 23.06.2011, për 15 – dieshin e pare te muajit qershor.

Sajmir Loshi ka marrë nga arka ne vazhdimësi shumën prej 600 000 leke te reja, kurse i arrestuari tjetër Spartak Lulaj ka marre mbi 100 000 leke te reja dhe i arrestuari i fundit Liridon Prenga mbi 200 000 leke.

“Këta persona duke perdorur nje leve prej hekuri kane dëmtuar kamerën qe ndodhet ne brendësi te sallës se kazinosë, kane dëmtuar kompjuterët dhe kane vjedhur paratë”, - konfirmuan burimet policore.

Strukturat e Drejtorise se Policise se Qarkut Lezhe duke perdorur dhe mjete speciale te hetimit, kane ushtruar kontroll ne banesën e njërit prej shtetasve te arrestuar, ku u sekuestruan ne cilësinë e provave materiale :

Tre kasa kompjuteri qe përdoren për mbajtjen e lekeve te vjedhur ne kazino.

375 cope kartëmonedha ne Euro.

676 000 leke te reja.

Ne vazhdimesi, strukturat e Policise po bëjnë te mundur zbardhjen e plote te mekanizmit te vjedhjes si dhe dokumentin e plote te vepres penale.

Policia tha se materialet i kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhe për veprën penale te “Vjedhjes me shume se nje here, ne bashkëpunim”, ndaj shtetasve te arrestuar.

a.b/NOA

KOMENTE