English

Makina del nga rruga, plagosen dy persona

Devoll, 24 qershor 2011 NOA- Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit i ka kushtuar rëndë Bashkim Llakës. Ai u arrestua dje pasdite pasi duke drejtuar mjetin autoveturë me targa DV 2473 A, në hyrje të fshatit Tren, ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe si pasojë jane aksidentuar shtetasit M.Talo dhe V.Kapo, të cilët udhëtonin si pasagjerë në të njëjtin mjet. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është kapur rreth 1 km më tej. Të aksidentuarit pasi morën mjekimin në spitalin civil – Bilisht, janë jashtë rrezikut për jetën.

a.q/NOA

KOMENTE