English

Marko Bello: Berisha, sa çamarrok që je

Tiranë, 24 qershor 2011, NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello u shpreh sot se procesi i integrimit të vendit është dëmtuar si pasojë e konfliktit politik dhe qëndrimeve të mazhorancës. Ai bëri përgjegjës për këtë situatë kryeministrin Sali Berisha.

“Kryeministri Sali Berisha, si një fëmijë çamarrok dëmtoi integrimin e vendit. Ashtu si në 1997-n me dhunë, këtë herë me butë, si fëmijë çamarrok i shkëputi vagonët e trenit të integrimit”, tha Bello.

një intervistë dhënë pasditen e sotme për televizionin “ABC News”, Bello ka komentuar situatën e fundit politike, duke theksuar se problemet me procesin zgjedhor do të sjellin mos marrjen e statusit të vendit kandidat në vjeshtën e këtij viti.

Ai ka komentuar dhe ofertën që ka bërë kryeministri Sali Berisha për zgjedhjen e krerëve të institucioneve të pavarura nga opozita. Sipas deputetit socialist kjo është një strategji e kryeministrit për të dalë nga situata. “z. Berisha vetëm kur bënë gafën, vetëm atëherë e hedh ofertën”, u shpreh ai.

Bello ka folur dhe për hapat e mëtejshëm të opozitës. Ai u shpreh se do të pritet përfundimi i procesit në Tiranë dhe më pas opozita do të bëjë publike dhe format e saj.

“Sigurisht ne po presim përfundimin e procesit dhe do të ndjekim rrugën ligjore, por kjo s’do të thotë se do të heqim dorë, nga protestat dhe bojkoti i përkohshëm. Këto janë mjete që na i jep hapësira Kushtetuese dhe jo Berisha. Do të merren vendimet e duhura në kohën e duhur”, tha Bello.

KOMENTE