Londër, 24 Qershor NOA - JK Rowling më në fund ka bërë të ditur për të gjithë fansat e saj, se çfarë do të përmbajë siti i ri i cili i dedikohet tërësisht magjistarit të shkollës së Hogwarts.
“Pottermore” do të jetë për të gjithë fansat, të cilët mund të diskutojnë libra dhe mund të marrin versione elektronike të edituara nga Pottermore dhe jo më nga Bloomsbury.
Autorja e tyre, ndër të tjera, do të ndajë me të gjithë fansat, detaje të tjera dhe sekrete të botës së Potter.
r.b/NOA