English

Obeziteti, 50 mijë të vdekur brenda një viti në Itali

E premte, 24 qershor 2011, NOA- Çdo vit, 52.000 italianë vdesin nga sëmundje që lidhen drejtpërdrejt me obezitetin dhe mbipeshën.

Një shifër që është e barabartë me dyfishin e vdekjeve nga alkooli dhe jo shumë larg nga ai i vdekjeve nga duhani (80- 90.000).

Këto janë shifrat që dolën nga një takim të organizuar nga shoqatat shkencore që merren me obezitetin dhe me çrregullimet në ushqyerje (Fesin, Sio, Adi, Sia Net, Sisa, Sisida, Fimmg, Andid).

Kostoja e obezitetit llogaritet në 25 miliard në vit, rreth një e katërta e shpenzimeve të përgjithshme shëndetësore kombëtare.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Exhi Dedja21:23 - 30 Nëntor 2011
    genjeshte me bisht per diten e genjeshtrave ...ndoshta ka dashur te thote ne gjithe boten..po prap dalin ca teper
  • Exhi Dedja21:21 - 30 Nëntor 2011
    si lajm nuk esht keq per diten e genjeshtrave...ndoshta ka dashur te thote ne gjithe boten e prap tepron ca..
  • Ismet Hushi12:50 - 30 Nëntor 2011
    NUK BESOJE ESHTE RRENE