Tiranë, 24 qershor 2011 NOA- Ndonëse pritshmëritë ishin për sot, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur të do të publikojë të shtunën rezultatin e zgjedhjeve për kryeqytetin.
Burimet zyrtare konfirmuan për agjencinë e lajmeve NOA se, administrata është duke punuar për tabelën përmbledhëse të rezultateve, pas numërimit të votave të hedhua gabim në 11 njësi bashkiake. Keshtu, pritet që deri nesër të hartohet projekt –akti ku përfshihet mbledhja e votave të rinumëruara pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, në datë 13 qershor dhe shtimin e tyre në tabelën e rezultatit të përgjithshëm për kryetar Bashkie. Pas rinumërimit të votave në gjithë kutitë e Tiranës, kandidati demokrat Lulzim Basha është në avantazh me 95 vota, kundrejt kandidatit opozitar Edi Rama. a.q/NOA