English

Parashikimi i motit për 25 qershor 2011

Tiranë, 24 qershor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, vendi ynë nesër do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin. Mesdita do të sjellë shtim të vranësirave në zonat malore verilindore dhe juglindore duke gjeneruar shira të dobët dhe të izoluar.

Gjatë pjesës së dytë të ditës vranësirat dhe shirat do të largohen nga zonat malore duke bërë kështu që i gjithë territori të jetë në ndikimin e motit të kthjellët. Kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie në të dy vlerat ekstremale.

Era do të fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 18 km/h dhe drejtim Jugperëndimor, ndërsa në Adriatik dhe Jon do të ketë dallgëzim të ulët.

Europa

Nesër, Europa veriore dhe Verilindore do të mbetet me kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese. Shira më të dendur do të bien në Skandinavi, Ishujt Britanikë dhe vendet e lindjes. Po ashtu me vranësira dhe shira do të jenë vendet balltike, por intensiteti i shirave do të jetë më i dobët.

Gjatë pasdites vranësirat dhe shirat do të shfaqen edhe në veri të Ballkanit por intensiteti i tyre do të jetë i dobët ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ballkani verior do të rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe erë e fortë

- Vendet Balltike rrezikohen nga shirat intensiv dhe stuhi me rrufe

- Norvegjia rrezikon temperatura të ulëta dhe rrebeshe shiu

a.y/NOA

KOMENTE