Tiranë, 24 qershor 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 24 qershor 2011.
E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor; “Qeveria u jep turqve konçesionin e Portit të Durrësit”, i cili flet për një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe biznesmenëve turq. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Shqiptarët kanë tre muaj që nuk shpenzojnë”, ““Historia e bikinit”, “Intervistë me Njazi Jahon, 5 pyetje për Kolegjin dhe KQZ”.
Gazeta “Panorama” hapet me titullin kryesor; “Kuvendi kthen dekretet, emërimet pas tre vitesh”, i cilit flet për përplasjen mes kreut të shtetit dhe Kuvendit, në lidhje me emërimin e gjyqtarëve të gjykatave kryesore në vend. Një tjetër artikull i kësaj gazete është; “Lordi anglez në këmbë nga Athina në Londër, fton për pajtim Berishën dhe Edi Ramën”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Zhdukja e pesë vajzave, policia bastis motelet në Tiranë”, i cili flet për ngjarjen e ndodhur në qendrën e rehabilitimit të vajzave të trafikuara dhe “arratisjen” e tyre nga ky institucion. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Ahmeti: Politika më ndahu me Ramën, me Plasarin martesë rrufe”, “Berisha: Tirana blu, PS të pranojë ofertat e mia”, “Mehmeti i raporton Enverit: Hito Çako nuk bën autokritikë”.
E përditshmja “Shqip” ka si argument kryesor; “Tre etapat e shpalljes së kryebashkiakut, Edi Rama”, i cili flet për procedurat që po ndiqen nga KQZ dhe institucionet. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Policia pyet të njohurit e pesë vajzave të zhdukura”, “Majko: PS të ridimensionohet, qeverisje e dyanshme pa Berishën”, “Prokuroria, përgjimet që fundosën gjyqtarin e Tropojës”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Mbyllet rinumërimi, rikonfirmohet Basha” i cili flet për vendimin e djeshëm të KQZ-së dhe përfundimin e procesit. Disa titujt ë tjerë të kësaj gazete janë; “Berisha në Bruksel: Tirana blu, në Europën blu”, “Matematika, ja çelësi me përgjigjet për provimet e lirimit”, “Edi Rama nis takimet me bazën, analizë për rezultatin”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.k/NOA