English

Princi Charles dhe Camila në prag divorci

E premte, 24 qershor 2011, NOA- Ndonëse kaloi shumë pengesa, sfida dhe kritika duket se edhe dashurisë së princit Charles dhe bashkëshortes së tij të dytë Camila Parker Bowles po i vjen fundi.

Nuk është konfirmuar asgjë nga goja e tyre dhe as nga pallati mbretëror por sipas tabloidit amerikan Globe, çifti ka vendosur ta mbylli lidhjen e tyre dhe shkak për këtë mendohet të jenë bërë mosmarrëveshjet që po tronditin martesën e tyre.

Një tjetër fakt që përmendet në artikull është çështja e pasurisë dhe mënyra e ndarjes së saj, pasi llogaritet që të kapi shifrën e 300 milionë dollarëve.

Princi Charles dhe partnerja e tij Camilla Parker Boëles, u martuan disa vite pas vdekjes së bashkëshortes së parë princeshës Diana, në prill të viti 2005.

a.y/NOA

KOMENTE