English

Rruga Tiranë – Elbasan, miratohet kredia prej 25 milionë dollarë

Tiranë, 24 qershor 2011 NOA- Fondi Saudit për Zhvillim miratoi një kredi prej rreth 25 milionë USD për projektin e rrugës Tiranë - Elbasan. Miratimi zyrtar i kredisë nga Fondi Saudit për Zhvillim është konfirmuar nga Ambasadori i Arabisë Saudit në Tiranë Abdullah Abdulaziz AL-ABDULKARIM, gjatë një takimi që pati me Ministrin e Financave Ridvan Bode.

Sipas deklaratës zyrtare, shpërndarë nga ministria e financave, ministri Bode falenderoi ambasadorin për miratimin e kredisë, e cila është me terma shumë të favorshëm financiarë sidomos kur flitet per projekte infrastrukture, cka tregon vleresimin e larte qe ka Fondi Saudit per meritat teknike dhe financiare te ketij projekti. Kredia ka një normë interesi 2 % dhe afat maturimi 25 vjet, nga të cilët 5 vitet e para janë pa pagesë.

a.q/NOA

KOMENTE