English

SHBA paralajmërojnë zgjerim të konfliktit sirian

Uashington, 24 qershor, NOA - Duke marrë parasysh operacionet ushtarake siriane në kufi me Turqinë sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton ka paralajmëruar nga përshkallëzimi i dhunës.

Rreziku nga incidentet kufitare shtohet në rast se trupat siriane nuk i ndërpresin menjëherë sulmet dhe provokimet e tyre, tha Clinton në Uashington. Gjendja e refugjatëve do të përkeqësohet edhe më shumë si pasojë e aksioneve siriane. Në luftën e tij kundër lëvizjes protestuese kundër regjimit të presidenit Bashar al-Assad, trupat siriane depërtuan të enjten në rajonin kufitar Chirbet al-Dschoss. Qindra banorë nga frika kanë ikur për në Turqi.

NOA/DV

KOMENTE