E shtunë, 25 qershor 2011, NOA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku dhuna brenda familjes ka detyruar një grua që të tentojë të vrasë veten.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Fushë- Kosovë ku bashkëshorti ka ushtruar dhunë të pa fre ndaj gruas së tij.
Dhunimi ndaj saj sipas policisë vjen i përsëritur dhe nën kushte të rënduara psikologjike e fizike, viktima e ka parë si zgjidhjen e saj të mundshme vetëflijimin ku ka tentuar të presë edhe damarët.
Pas kësaj viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa ka përfunduar në pranga bashkëshorti agresor, të cilit i është gjetur edhe një armë e llojit pushkë.
a.y/NOA