Milano, 25 Qershor NOA - Adriano Galliani nuk ka përmendur emra, por të paktën ka arritur të heqë një nga kandidatët e mundshëm për Mister X.
Hamsik, Fabregas, Ganso dhe Montolivo janë të gjithë për tu shënuar me një kryq të kuq.
“Nuk e kemi shqetësuar asnjëherë Napolin. Asnjëherë nuk kemi menduar për Cesc. Për Ganso ndryshojnë rregullat, mbase mund të vijë në janar. Nuk është Montolivo”, - një shpjegim tepër i qartë ky i Gallianit, i cili më pas ka qartësuar se përforcimi i rëndësishëm do të jetë pikërisht në mesin e fushës.
Më pas në lidhje me çështjen e Thiago Silvës ai ka pohuar: “Pa asnjë dyshim që do të qëndrojë”.
r.b/NOA