English

Inter, zyrtarizohet Gasperini

Milano, 25 Qershor NOA - Asnjë e papritur në shtëpinë e Interit.

Mungonte vetëm zyrtarizimi që më në fund ka mëritur: Gian Piero Gasperini është trajneri më i ri i skuadrës së Interit, i cili në këtë mënyrë ka zënë vendin e Leonardos në pankinë.

Në mbrëmjen e ditës së enjte ish tekniku i Genoa ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me një pagë prej 1 milionë euro në sezon.

Presidenti Massimo Moratti kishte anonçuar se emri i teknikut të ri do të bëhej i ditur në fundin e kësaj jave dhe duhet thënë se kështu ndodhi.

r.b/NOA

KOMENTE